MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Rama mbledh shtabin elektoral në takimin e përjavshëm

28.09.2020 - 08:25

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë shtabin elektoral në takimin e përjavshëm.

Mësohet se në fokus të takimit janë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në qarqe.

Në mbledhjen e shkuar shtabit elektoral iu bashkua edhe Ardian Cela i ngarkuar për të ndjekur fushatën elektorale në Durrës, pas largimit të Vangjush Dakos.

Takimi që nisi në mëngjes herët sot në selinë e PS ka zgjatur rreth një orë teksa fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë tema kryesore e diskutimit.

Rama ka dhënë porosi të veçanta për organizimin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që kujtojmë se seancën e radhës maxhoranca ka paralajmëruar votimin e Kodit Zgjedhor të ndryshuar.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve. Teksa fushata zgjedhore ka qenë në qendër të diskutimit, Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.
Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.