MENU
klinika

"Do flitet edhe për kufirin detar"

Rama në Athinë si kryetar i OSBE, mediet greke zbulojnë prapaskenat

14.09.2020 - 11:11

Kryeministri Edi Rama, nga nesër pasdite do të jetë në një vizitë dy ditore në Athinë, ku do të takojë edhe homologun Kyriakos Mitsotakis.

Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.

Por sipas medieve greke në këtë takim do të flitet edhe për kufirin detar.

Fillimisht u tha se tema e diskutimit do të vërtitet rreth integrimit dhe zhvillimi ekonomik, por si duket do ketë edhe një takim të veçantë. Çështja e kufirit detar, ka qenë në qendër të diskutimeve së fundmi pas deklaratave të bëra nga kryeministri grek i cili tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.