MENU
klinika

Basha flet për zgjerimin e Greqisë me 12 milje

“Rama sot u kthye te propozimi im, por me një ndryshim”

17.09.2020 - 21:03

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet do të bëjë ndryshime kushtetuese ku një kryeministër të mos ketë më shumë se dy mandate. Ai thotë se nëse këtë nuk do ta pranojë Parlamenti, do t’i drejtohet popullit.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër ka dështuar. Çka nuk ka arritur në dy mandate nuk arrin në të tretë. Kufizimin me dy mandate të kryeministrit, nëse Parlamenti nuk do ta pranojë, do t’i drejtohem popullit. Të rikthejmë mazhoritarin, të kthejmë Parlamentin me dy dhoma. Atë që kam deklaruar në janar i qëndroj. Sigurisht! Tani nuk është klima politike. Të largojmë të keqen dhe të sjellim ndryshimin një orë dhe më parë”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e ardhura nga fronti grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Basha theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetetuese, që e rrëzoi marrëveshjen e 2009, por duhet t’i drejtohemi edhe një Gjykate ndërkombetare, si ajo e Hagës.

Po ashtu Basha u shpreh se sot Rama është kthyer te propozimi i tij që bëri në vitin 2009, por me një ndryshim që tashme bëhet fjalë për 12 milje dhe jo për 6 milje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Çfarë qëndrimi ka PD për marrëveshjen e detit me Greqinë? Ju keni firmosur me Dora Bakojanis marrëveshjen e 2009 që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero si në dëm të interesave të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj si parti politike?

Basha: Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekur sot nuk do të ekzistonte kjo çështje.

Do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e panegociueshme.

Së dyti. Propozimi ynë që prej fillimit, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë, drejtimi te Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër. Gjykatë tjetër.

Pyetje: Ti drejtohemi një Gjykate Ndërkombëtare? Këtë ka thënë edhe Rama dje.

Basha: E para e punës Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Në fillim tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. Pastaj tha që nuk ka ku të zgjerohet Greqia me 12 milje dhe pastaj tha nuk mund të zgjerohet pa marrëveshje. Deklarata brenda 7 ditëve dhe dje ditën e etët tha do ta çojmë në Gjykatë.

E vetmja gjë që ka thënë dje. Është kthyer të propozimi ynë i para 10 viteve, por atëherë ishte 6 milje, sot është 12 milje.

Pyetje: Rama juve ju ka quajtur një javë më parë si përgjegjës, për atë që keni bërë në marrëveshje me Greqinë në vitin 2009.

Basha: Rama njihet për propagandën, si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktet sot flasin vetë. Rama sot është kthyer te propozimi ynë, të propozimi im me të vetmin ndryshim që atëherë kur bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.