MENU
klinika

La Liga, java 2

Real Madrid vuan, por merr 3 pikë në fund

26.09.2020 - 22:01

Real Madrid ka marrë një fitore shumë të vuajtur ndaj Real Betis në transfertë me rezultatin 2-3. Madrilenët marrin fitoren e parë në kampionat, pavarësisht se zgjedhjet e Zinedine Zidane në formacionin bazë nuk rezultuan siç priteshin.

Ekipi madrilen gjeti golin me anë të Fede Valverdes në minutën e 14′ duke krijuar idenë se do të ishte një ndeshje e dominuar. Nuk ndodhi kështu, pasi vendasit kthyen rezultatin për 2 minuta. Mandi shënoi llimisht në minutën e 35′, ndërsa Carvalho përmbysi gjithçka në 2-1.

Zidane ndërhyri me të filluar pjesa e dytë, pasi largoi Odegaard dhe aktivizoi Iscon. Ndërrim që rezultoi për mirë, madrilenët barazuan me të filluar pjesa e dytë me një autogol të Emersonit. Ky i fundit nuk shmangu dot një top të futur në zonë nga Carvajal dhe e dërgoi në rrjetë për 2-2.

Ndeshja ndryshoi në favar të “Los Blancos” në minutën e 67′. Emerson ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Luka Jovic dhe doli me të kuq. Reali shfrytëzoi superioritetin numerik dhe fitoi një penallti. Sergio Ramos e mori përsipër dhe nuk gaboi për 2-3. Qetësia e kapitenit është e frikshme!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN