MENU
klinika

Pas humbjes me Lituaninë

Reja: Ishim të lodhur, të paktën të merrnim 1 pikë

07.09.2020 - 22:18

Natyrisht që totalisht i zhgënjyer pas ndeshjes së humbur trajneri Edy Reja, i cili theksoi se pavarësisht lodhjes, nuk duhej kurrsesi të kishim dalë pa pikë me një kundërshtar si Lituania.

“Jam i zhgënjyer për ndeshjen dhe lojën. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shohim para.

Lojtarët i bënë detyrat. Patëm 2-3 raste të cilat nuk i shfrytëzuam. Kishim përballë një kundërshtar mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke vrapuar për 90 minuta. Për fat të keq humbëm.

Në 10 minutat e para të pjesës së dytën,  provuam të ndryshonim rezultatin, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare. Pastaj aktivizova Roshin dhe Uzunin që janë lojtar tepër dinamikë.

Për fat të keq, Roshi qëndroi vetëm 5 minuta në fushë dhe pësoi tërheqje. Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi. U vendos nga një gabim trashanik i yni, i kam thënë dhe lojtarëve, që nuk duhet të bëjmë asnjë gabim.

Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. E gjithë bota luan me 3 në mbrojtje. Nuk kemi bërë revolucion. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, – u shpreh Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN