MENU
klinika

Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus

Rëndohet situata në burgun e Drenovës

09.09.2020 - 09:19

Shkon në 10 numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korcës.

Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19. Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të paret, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

Të gjithë personat e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk e kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter. Të njejtat burime thanë se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjec.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN