MENU
klinika

"Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve"

Rikthehen protestat në Ballsh, paralajmërojnë grevë urie

25.09.2020 - 10:28

Janë rikthyer protestat e naftëtarëve në Ballsh, përpara uzinës së qytetit.

Naftëtarët kanë paralajmëruar grevë urie. Ata shprehhen se vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim.

“Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. Të shkojmë tek sfera që ndodhet në uzinë. Nuk kemi gjetur zgjidhje.

Jemi në mes të katër rrugëve. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk na priti asnjë njeri. Nuk kemi asnjë përgjigje për pagat. Nuk kemi asnjë përgjigje as për fillimin e punës”, kanë deklaruar naftëtarët.

Mësohet se situata e naftëtarëve në Ballsh paraqitet e rëndë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se qeveria po tallet me 900 familje naftëtarësh, duke i lënë pa para.

“Ne kemi 9 muaj që jemi në rrugë, kjo është tallje. Palët bëjnë shou këtu në Ballsh. Naftëtarët menduan se do fillonte puna, por kjo është një tallje. Ata po tallen me 900 familje naftëtarësh. Zemërimi i naftëtarëve ka arritur kulmin.

Kemi ulur kërkesat në minimum vetëm që të vazhdojmë punën. Këta të lenë të vdesësh. Fajtorët është politika. Edhe në grevë urie këta të lenë të vdesësh. Na kanë hedhur ne erë nga ana ekonomike”, tha Dautaj.