MENU
klinika

Sapo ishte rikthyer në sheshxhirim

Robert Pattinson infektohet me Covid-19!

04.09.2020 - 08:05

Robert Pattinson  ka rezultuar pozitiv me Covid-19, vetëm disa ditë pas nisjes së xhirimeve të filmit të tij “The Batman”  sipas Vanity Fair.

Nuk dihet ende se nga kush është infektuar aktori, por sipas informacioneve paraprake mësohet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Warner Bros në një prononcim nuk specifikoi se kush ishte prekur në sheshxhirimi, por i tha Vanity Fair: “Një anëtar i “The Batman” është pozitiv për Covid-19 dhe tashmë është izoluar. Xhirimet ndërpriten përkohësisht.”

Kjo është hera e dytë që filmi ndërpret xhirimet, pasi u shkëputën nga puna në muajin mars kur Covid-19 sapo kishte nisur përhapjen në Europë.

See the source image

Pasi u rikthye në sheshxhrim Pattinson u shpreh:

“Siç shumë prej jush ndoshta e dinë tashmë, ne ishim në fazat fillestare të regjistrimit kur COVID-19 na goditi, kështu që tani unë jam shumë i interesuar të kthehem në punë dhe të vazhdoj të formoj këtë personazh të dashur” .