MENU
klinika

Kumbulla flet për "The Guardian"

“Roma, vendi ideal për të vijuar karrierën”

19.09.2020 - 13:38

Kalimi i Marash Kumbullës te Roma ishte surprizë për të gjithë, kur klubi verdhekuq nuk kishte shfaqur interes asnjëherë më parë. Kumbulla bëri një sezon mjaft të mirë me Veronën, ku ngjalli interesin e disa skuadrave të mëdha italiane si Inter dhe Lazio.

“Kur mësova se kisha një mundësi për të luajtur me Romën, nuk m’u desh shumë kohë për të vendosur. E dija menjëherë se ai ishte klubi i duhur për mua. Ata më treguan projektin, stafin si dhe fola me trajnerin.

Tifozët e Romës, stadiumi dhe historia e këtij klubi janë fantastikë dhe ishte shumë e lehtë për mua që të zgjidhja. Roma për mua, është vendi ideal për të vazhduar karrierën.

Cristiano Ronaldo është një kundërshtar shumë i vështirë, por unë jam munduar ta limitoj atë me karakteristikat e mia. Dybala dhe Lukaku janë gjithashtu të vështirë për t’u përballur.

I pari për shpejtësinë e tij ndërsa i dyti për forcën e tij. Kam pasur avantazhin të luaj kundër më të mirëve në Itali në një moshë kaq të re. Kjo më ka bërë që të rritem më shpejt.

Fitorja kundër Juventus ishte e paharrueshme për mua sepse atë ditë ishte ditëlindja ime. Nuk mund të kërkoja për një dhuratë më të mirë. Vitin e kaluar më pëlqente të shikoja Chris Smalling kur luante. Jam përpjekur të mësoj prej tij”, – u shpreh Kumbulla në një intervistë për “The Guardian”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN