MENU
klinika

Pa vizitorë...

Shet kryeveprën, “Royal Academy”

22.09.2020 - 13:19

       Është një nga muzetë më të njohur në Londër dhe në Britaninë e Madhe, një emër me peshë në artin bashkohor evropian. Por, në kohë pandemie edhe një emër aristokrat mund të përballet me vështirësitë e një familjeje modeste, që duhet të shesë objektet e çmuara të trashëguara nga të parët, për të mbijetuar.

E njëjta gjë po i ndodh në këtë periudhë “Royal Academy”, muzeut që ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit britanik, por që prej muajsh pas rihapjes, ka mbetur praktikisht i boshatisur, nga mungesa e fluksit të turistëve dhe prioriteteve të reja të anglezëve, që gjithmonë e më shumë punojnë në shtëpi, për shkak të frikës nga covid-19.


“Tondo Taddei”, skulptura në formë basorelievi e Michelangelos

Shteti britanik deri më tani, ka paguar si asistencë, pjesë të rrogave për 150 punonjësit e muzeut, por në tetor paketa e qeverisë përfundon dhe dimri,  nuk duket aspak premtues për arkëtime të bollshme.

Kështu që edhe pse jo zyrtarisht, burime në këshillin drejtues të muzeut kanë përhapur lajmin, se po mendohet për shitjen e një prej veprave. Jo një vepër si të tjerat, por një nga kryeveprat e Mikelanxhelos.

Behet fjalë për veprën e quajtur “Tondo Taddei”, skulptura në formë basorelievi e mjeshtrit italian të Rilindjes.

Edhe pse, për kryeveprën nuk ka pasur kurrë asnjë ankand, në historinë saj 200-vjeçare në “Royal Academy”, një çmim i përafërt është përllogaritur në rreth 100 milionë stërlina, të mjaftueshme për të rezistuar disa kohë, pa dërguar në shtëpi pjesën më të madhe të stafit.

“National Gallery”

Mendohet, se mund të jetë muzeu i artit më i famshëm në Londër, “National Gallery”, që mund të bëjë “sakrificën” për ta blerë, duke mos e turpëruar mbretëreshën me shitjen e kryeveprës jashtë vendit, por nuk përjashtohen gjithsesi, tundimet që mund të vijnë nga vendet arabe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mona Lisa" shkakton kaos

Mbyll dyert Luvri