Muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve që vijnë nga vendet në konflikt në drejtim të Shqipërisë, me destinacion final një nga vendet e BE.
Çdo ditë nga FRONTEX, kapen mesatarisht 40-45 shtetas të huaj, të cilët pasi intervistohen pjesa më e madhe e tyre kthehen mbrapsht.
Burime bëjnë me dije se shumë prej tyre janë përsëritës, ndërsa pas procedurave rikthehen në vendet e tyre.
Duket se gjatësia që përshkruajnë këta shtetas është e madhe gati 63 km vijë kufitare nga pjesa e Nikolicës e deri në liqenin e Prespës, shumë prej refugjatëve i shpëtojnë patrullave të policisë sonë dhe asaj të FRONTEX.
Persona të cilët më vonë priten nga shtetas të cilët i transportojnë drejt kryeqytetit e më pas të zgjedhin si destinacion final një nga vendet e BE.