Një ore e re digjitale e quajtur “Ora klimatike” është instaluar në Manhattan Union Square, është duke numëruar së prapthi kohën që na ka mbetur deri në sekondën që kapaciteti i karbonit në Tokë do të shpenzohet.
Në kohën e zbulimit të kësaj ore, që ndodhi të hënën me 21 shtator nga artistët dhe bashkë krijuesit Gan Golan dhe Andreë Boyd, “ora klimatike” tregonte që kanë mbetur 7 vite dhe 102 ditë duke u bazuar në të dhënat e tanishme lidhur me shpenzimin e karbonit.
Shpenzimi total i dioksidit të karbonit në tokë pritet të shkaktojë dëme të pariparueshme në natyre, varfëri dhe [rregullim global duke shkaktuar rritje të katastrofave natyrale si përmbytjet, zjarret dhe thatësi.
“Ora klimatike” e ka edhe një figure tjetër, të cilën krijuesit e saj e përshkruajnë si ‘linja e jetës’ (lifeline) në kontrast me ‘linjën e vdekjes’ (deadline) që parashikon shpenzimin e karbonit. E para është prezentuar me ngjyrë të gjelbërt dhe tregon energjinë e Tokës që furnizohet nga burime rigjeneruese: që për momentin është 27.7 %.
“E thënë thjesht, ne duhet rritur këtë linjë deri në 100% përqind para se ‘deadline’ të arrijë në 0”, spjegojnë krijuesit e kësaj ore./Insajderi.com
Burimi: Dazed