MENU
klinika

Greqia nxjerr detajet

Sa shqiptarë ‘u futën’ me Covid-19 në vendin fqinj?

10.09.2020 - 11:02

Sekretariati i Përgjithshëm Grek për Mbrojtjen Civile mbajti një konferencë për media, në të cilën publikoi disa të dhëna në lidhje me Covid-19.

Në deklaratë u dhanë detaje ku thuhej se shumica e rasteve të importuara të koronavirusit në Greqi janë nga pesë shtete. Sipas ekpertëve grekë, pjesa më e madhe e rasteve me covid në Greqi janë nga udhëtimet jashtë shtetit. Gjatë periudhës 1 korrik – 6 shtator , numri më i madh i rasteve pozitive me koronavirus u gjet në udhëtarët që hynin në Greqi nga Shqipëria (132), Bullgaria (102), Rumania (89), Serbia (80) dhe Franca (54). Gjatë kësaj periudhe, 972 raste Covid-19 u konfirmuan nga 451,908 teste të kryera nga një total prej 3,553,035 udhëtarësh të ardhur në Greqi.

Të dhënat treguan se në periudhën 1 korrik – 6 shtator:

– 2,957,103 mbërritën në Greqi nga ajri, u kryen 334,549 teste dhe 641 ishin pozitive.

– 163,900 njerëz udhëtuan me një traget, u kryen 21,116 teste dhe 28 ishin pozitive. – 432,032 mbërritën me rrugë, u zhvilluan 96,243 teste dhe 303 ishin pozitive.

Zëvendës Ministri Grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias theksoi se të gjitha testet janë një indikator i rëndësishëm për mënyrën se si duhet të menaxhohet epidemia.

Ai u shpreh:

Testet na lejojnë të hapemi ose të mbyllemi (me një vend)… Kur një zonë nga e cila ne presim turizëm, epidemiologjikisht duket se ka probleme, ne nuk hezitojmë të ndërmarrim veprime që janë të sigurta për shëndetin tonë.