MENU
klinika

Rrëfimi i të vërtetës

Sa u pagua Gabriel Garko për ta thënë publikisht?

30.09.2020 - 10:46

Vetëm pak ditë më parë aktori i famshëm italian dhe fiksimi i të gjitha vajzave, Gabriel Garko, pranoi gjatë emisionit “Grande Fratello VIP” se ishte homoseksual.

Ai u përball me ish-partneren e tij, me të cilën kishte pasur një fejesë jo aq të vërtetë sa ishte dukur deri tani, duke treguar para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Lajmi për prirjen e tij seksuale u bë kryefjala e mediave dhe rrjeti po zien ende për këtë ngjarje të bujshme.

Por, ndërkohë që të gjithë flasin për Gabriel Garko-n dhe faktin që ai theu zemrat e shumë vajzave, gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij s’ka qenë falas.

Për të ndarë këtë lajm kaq të madh me publikun, ai është paguar mirë nga dy televizione.

Sipas saj, në total Garko-s i kushtoi 60 mijë euro rrëfimi i të vërtetës, por theksojmë se kjo ende nuk është konfirmuar.

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’”- ka treguar gazetarja.

Të gjithë janë sy e veshë për një reagim të aktorit dhe dy televizioneve të përfshira në këtë lajm.