MENU
klinika

Flet mjeku i tij

“Schumacher është zgjuar dhe ecën me ndihmë”

19.09.2020 - 10:31

Po bëhen rreth 7 vjet nga rënia në koma e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, por një lajm i mirë ka ardhur sot. Është mjeku i tij, Erik Riederer, i cili zbulon më shumë rreth gjendjes.

“Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndihmën e të tjerëve, por jo më shumë. Them se kjo është më e mira që mund të bëjë për momentin.

Është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk ka aftësinë të përgjigjet”, u shpreh Riederer, që përforcon kështu atë që ishte folur më herët se legjendës do t’i duhet shumë kohë të përmirësohet.