MENU
klinika

Foto/ Nis puna për normalizimin e zonave të prekura

Shënohen tre viktima nga cikloni i fuqishëm në Greqi

20.09.2020 - 11:30

Greqia është goditur nga cikloni “Ianos”, ku për pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Katastrofa më të madha janë shkaktuar në Thesali dhe Kefalonia.

Kryeministri grek ka njoftuar se ditët në vijim do të shkojë në zonat e goditura nga cikloni.

Tashmë pasojat janë të konsiderueshme dhe dëmet në infrastrukturë pritet të ndikojnë në ekonomi.

Për shkak të fenomeneve të rrezikshme të shkaktuara nga moti i keq, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 2,450 thirrje për ndihmë nga zona të ndryshme në Greqi , që nga nata e 17 shtatorit 2020.

Ministri i Mbrojtjes Civili dhe i Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka vizituar ishujt jugore të cilët u goditën nga cikloni Mesdhetar “Ianos”

“Tashmë jemi përballë një situatë të vështirë dhe është koha për shumë punë. Po punohet për një rikthim të normalitetit në ishullin Kefalonia dhe Ithaca”, tha Hardalias.