MENU
klinika

Në ankand, dorëshkrimet origjinale

Shifra marramendëse, për vargjet e Georges Brassens!

23.09.2020 - 15:56

        Njëzet e dy dorëshkrime origjinale nga Georges Brassens, ndër gjigantët e këngës franceze, u shitën në ankand për një total prej 377 650 euro, shumë kjo, pesë herë më e lartë se vlerësimi fillestar, sikur bën me dije shtëpia franceze e ankandeve ”Artcurial”.

Bëhej fjalë për dorëshkrimeve nga trashëgimia e Fred Mella, tenor dhe solist i ”Compagnons de la Chanson”, i cili vdiq në vitin 2019 dhe që ishte një mik i madh i kantautorit historik Sète, me babain francez dhe nënën, me origjinë italiane.

Një shumë rekord u shpenzua për dokumentet në lidhje me “Supplique pour tre enterré à la plage de Sète”, ndër këngët më të jashtëzakonshme dhe më emblematike nga Brassens, që u shit për 54 600 euro, 36 herë më shumë se vlerësimi fillestar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MARTHA RIVERA GARRIDO

‘MOS U DASHURO’

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’