MENU
klinika

Mbi 2 mijë raste aktive

Shifrat në Kosovë, shkon në 607 numri i viktimave nga COVID

18.09.2020 - 09:20

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka folur për situatën pandemike me COVID-19, në Kosovë.

Krasniqi tha se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19, mirëpo siç theksoi ai ende situata mbetet e rënduar, pasi ende ka pacientë në klinikat e ShSKUK-së.

Ai tregoi se në Klinikat e ShSKUK-së janë mbi 300 pacientë të infektuar me coronavirus, ndërsa mbi 20 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Politika s’duhet të përzihet në drejtësi"

Haradinaj i del kundër Hotit për shuarjen e Taskë Forcës

"Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje"

Haradinaj kërkon postin e presidentit, ultimatum LDK

"Rrjetet 5 G do të kenë ndikim të madh pozitiv për ekonomitë..."

M. e Veriut dhe Kosova nënshkruajnë Memorandumin e 5G