MENU
klinika

Triumfoi në Rumani

Shkëndija kalon në turin e tretë të Europa League

17.09.2020 - 18:45

Shkëndija e Tetovës është e para nga skuadrat shqiptare që kalon turin e dytë të Europa League. Kuqezinjtë e Tetovës triumfuan 0-1 në Rumani përbalë skuadrës vendase Botosani.

Vetëm 2 minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës shqiptare që të tundë rrjetën e kundërshtarit. Një parabël nga një kënd që në dukje të parë ngjan si i pamundur për të shënuar ishte momenti që i solli avantazhin e Shkëndijës.

Goli mban emrin e Ibrahimit, që bën trajnerin Gjoka të buzëqeshë dhe I jep suksesin e parë teknikut shqiptar të arrijë të kalojë dy ture. Edhe pse me 10 futbollistë në fundin e ndeshjes, tetovarët u mbrojtën fort dhe e shohin veten në turin e tretë.

Më herët, mori fund aventura në Europa League e Renovës, skuadër që përfaqëson Xhepçishtin, një lokalitet shqiptar pranë Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Renova humbi 0-1 në shtëpi ndaj Hajduk Split.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turi i dytë eliminator i Europa League

Granada nuk fal, Teuta kapitullon në Durrës