MENU
klinika

Europa League

Shkëndija përballë Tottenham, Gjoka: Fat i keq!

18.09.2020 - 11:17

Shkëndija e Tetovës ia doli të kualifikohej në ditën e djeshme teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 rumunët e Botosanit. Edhe pse nuk cilësoheshin si favoritë për triumfin, të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka treguan më të mirën.

Tashmë, në raundin e tretë të Ligës së Europës, tetovarët i pret Tottenham i Jose Murinho-s. Tekniku Gjoka nuk shprehet i lumtur për këtë takim, teksa thekson se do të donte që ekipi i tij të vazhdonte edhe më gjatë rrugëtimin në Europë, por tashmë gjithçka është në dyshim duke qenë se përballë është një ekip elitar i futbollit evropian.

“Fati i keq i Shkëndijës është se në turin e 3-të do të kemi një nga ekipet elitare të futbollit europian, sepse pretendonim se mund të shkonim akoma dhe më lart. Të fokusohemi te kampionati tani, është e rëndësishme që skuadra të ngrihet gradualisht”, – u shpreh Gjoka.

ernest gjoka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turi i dytë eliminator i Europa League

Granada nuk fal, Teuta kapitullon në Durrës