MENU
klinika

Borxhi gjerman prek 'tavanin'

Shpenzimet e pandemisë, mbi 2.1 trln euro në gjysmën e parë

29.09.2020 - 20:10

Shpenzimet gjigante të Gjermanisë për të mbrojtur ekonominë më të madhe të Europës nga koronavirusi, kanë çuar borxhin total në nivelet më të larta në historik. Borxhi i qeverisë federale, shteteve rajonalë, bashkive dhe fondeve të sigurisë sociale, u fry në 2.1 trilionë euro në gjysmën e parë të vitit, sipas zyrës Federale të Statistikave. Kjo përbën një rritje me 11% nga 6 muajt e mëparshëm dhe thyen rekordin që u arrit në gjysmën e dytë të 2012-s.

“Rritja ka ardhur kryesisht prej faktit se buxheti publik ka marrë hua fonde për të financuar masat e tejkalimit të krizës së koronavirusit”, – deklaroi zyra e Statistikave. Kabineti gjerman miratoi javën e kaluar projekt buxhetin e ministrit të Financave Olaf Scholz për vitin e ardhshëm, që vlerëson borxh të ri neto prej 96.2 miliardë euro për të financuar masa të tjera për të trajtuar krizën e Covid-19. Huamarrja shtesë shënon sasinë e dytë më të lartë të borxhit të ri neto që prej Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pasi Qeveria ka marrë hua rekord prej 218 miliardë euro këtë vit. Scholz pritet të diskutojë projekt buxhetin 2021 me politikanët në Bundestag këtë Javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”