MENU
klinika

Eliminatoret e Euro 2021

Shpresa përmbys Andorrën dhe beson te vendi i dytë

08.09.2020 - 19:59

Atë që nuk e bëri Kombëtarja A mbrëmë, e bëri sot ekipi Shpresa, teksa përmbysi nga 0-1 në 3-1 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” dhe tashmë vendi i dytë është më afër se kurrë, por që nuk duhet edhe fat.

Ndeshja nis keq për kuqezinjtë. Bajrami shkakton faull ndaj Ubak në hyrje të zonës dhe gjyqtari akordon penallti. Paksa e dyshimtë, por gjyqtari nuk lëkundet. Nga pika e bardhë Alaez shënon në portën e Selmanit që në minutën e dytë dhe 0-1 përfundon pjesa e parë.

Në të dytën djemtë e Bushit luajnë fort dhe është Adolf Selmani që barazon shifrat në 61’ me një gjuajtje me kokë pas goditjes së këndit. Goli i dytë për lacianin në po kaq ndeshje, ai shënoi edhe në Austri.

Kuqezinjtë 21 vjecarë besojnë dhe në 85 vjen goli i dytë dhe i fitores. Sërish me kokë, kësaj here është Vrioni, që realizon saktë pas një krosi të Ismailgecit. Shpresa mban avantazhin deri në fund, madje në minutën e pestë shënon edhe golin e tretë me anë të Bullarit.

;