MENU
klinika

Pjesa e parë

Shqipëri e dobët, na shpëton Strakosha

07.09.2020 - 20:32

Shqipëria ka bërë një pjesë të parë të dobët ndaj Lituanisë, duke mos gjuajtur asnjëherë në kuadrat. Me fat që ky fraksion është mbyllur në barazim pa gola.

Kjo pasi miqtë kanë rrezikuar dy herë, ku heroi ishte Thomas Strakosha me devijimet për në goditje këndi. Për të përmendur është vetëm një gjuajtje e Sadikut për kuqezinjtë, por gjithsesi, jashtë kuadratit.

Kundërshtari bëri presion më shumë, ndërsa kuqezinjtë janë jashtë asaj paraqitje që bënë në Bjellorusi. Duhet ndryshuar dicka në pjesën e dytë, pasi me këtë ritëm fitorja duket shumë larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri Reja për sfidën e nesërme

“Pa eufori ndaj Lituanisë, do të ketë debutues”