MENU
klinika

Ishte parashikuar të premten

Shtyhet mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

23.09.2020 - 19:24

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila ishte e parashikuar të mbahej këtë të premte (25 shtator), do të shtyhet për në datë 2 tetor 2020.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Avdullah Hoti përmes një shënimi në rrjete sociale. Kryeministri i Kosovës ka thënë se shkak për këtë shtyrje është bërë seanca në Kuvendin e Kosovës. Ai falenderon homologun e tij Rama për mirëkuptimin.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.