MENU
klinika

Skenariste e shumë filmave të njohur

Shuhet në moshën 76-vjeçare, shkrimtarja Shpresa Vreto

28.09.2020 - 17:24

       Është ndarë nga jeta shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo është autore e disa skenareve për filmat artistikë, si dhe për filmat e animuar.

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981, së bashku me Xhanfizé Kekon, kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh, vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën, ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, në vitin 1990. Skenari i filmit “Fillim i vështirë” (mbështetur në romanin e saj “Një vit i paharruar”) tregon edhe këndvështrimin a saj, përtej kufijve të vendosur nga koha. Po ai impenjim qytetar she social i shkrimtares, shihet edhe në filmat “Kur xhirohej një film” dhe më pas “Një vajzë dhe një djalë” (bashkëpunim).

Disa nga librat që ka shkruar Vreto, janë: “Shokë shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990, ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu, ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit