Ekipet në të gjithë botën po punojnë për të krijuar një vaksinë që do të jetë efektive kundër Covid-19. Por larg shkencës së teknologjisë së lartë për të gjetur një formulë fitimprurëse, një tjetër problem është edhe logjistika, për përdorimin e një vaksine për shtatë miliardë njerëz në të gjithë botën. Për ekspertët shëndetit publik në Londër kjo është si realizimi i një torte.
“Ne jemi përpjekur të kursejmë kohën dhe ndërsa prisnim ta kishim gati këtë vaksinë në fund të vitit 2022, tani po shpresojmë ta kemi në vitin 2021,” shpjegon Mathew Duchars, një ekspert i shëndetit publik në Britani. Është njëjtë si realizimi i një torte. Duchars shpjegon se krijimi i vaksinës është një përgjegjësi e madhe, pasi duhet të jesh në gjendje që të furnizosh të gjithë globin në mënyrë të shpejtë dhe efektive.
“Për të përdorur një anologji është si të bësh një tortë në shtëpi. Mund të kaloni orë të tëra duke përgatitur një tortë të përsosur dhe më pas duhet të bëni 70 milion të njëjta, po aq perfektë sa ajo, kështu që është një sfidë e madhe,” shpjegon Duchars.
Kështu funksionon edhe me vaksinat se pse duhet të shpërndahen miliarda doza të disa llojeve të vaksinave Covid-19 dhe përveç kësaj duhet të fillojnë prodhimin e vaksinës në masë dhe të gjitha do të shpërndahen dhe administrohen në të gjithë globin.
Aleanca ndërkombëtare e vaksinave, Gavi po u bën thirrje vendeve të fillojnë të mendojnë për shpërndarjen e vaksinave që tani. Por nuk është e lehtë të kesh një bashkëpunim ndërkombëtar, sepse shumë vende të pasura tashmë po bëjnë marrëveshje bilaterale me kompanitë farmaceutike për t’u siguruar që ata mund të sigurojnë furnizime nëse gjendet formula magjike.
Seth Berkley, drejtori ekzekutiv i Gavi, thotë se një nga pengesat më të mëdha me të cilat ai po përballet është i ashtuquajturi “nacionalizmi i vaksinave”.“Unë mendoj se kemi nevojë që të gjitha vendet të mendojnë për këtë në një mënyrë globale, sepse është gjëja e duhur për të bërë, por gjithashtu sepse është një çështje e interesit personal. Nëse kemi një virus që po qarkullon në të gjithë botën nuk mund ta kthejmë këtë në tregti. Kjo është më të vërtetë e rëndësishme dhe ne nuk jemi të sigurt, nëse të gjithë nuk janë të sigurt,” thotë ai.Sipas të dhënave një tjetër problem është edhe prodhimi i shisheve të qelqit që duhet të mbajnë vaksinën, pasi sipas Berkley ka raporte që nuk ka shishe të mjaftueshme për prodhimin e shisheve mjekësore.
“Ne jemi të shqetësuar edhe për këtë kështu që kemi kërkuar të prodhohen edhe dy miliardë doza për shishet e vaksinave, pasi ky është numri i dozave që shpresojmë se do të kemi gati deri në fund të vitit 2021.Nëse shishet e qelqit janë një problem i mundshëm, atëherë edhe frigoriferët, pasi shumica e vaksinave duhet të mbahen në temperatura të ulëta.”
- Mbajtja në temperatura të ftohta.
Toby Peters, një ekspert në logjistikën e zinxhirit të ftohtë në universitetin e Birminghamit, po ndihmon organizata si Gavi të mendojnë se si mund të maksimizojnë kapacitetin ekzistues të ftohjes në vendet në zhvillim.
“Nuk është vetëm një frigorifer vaksine, janë në të vërtetë edhe të gjitha pjesët e tjera: paletat që e lëvizin atë në aeroplanë; automjetet që e lëvizin atë në dyqanet lokale dhe pastaj motorët dhe njerëzit që e nxjerrin atë në komunitete. Të gjitha këto duhet të punojnë pa problem,” shpjegon Peters
Peters ka qenë duke biseduar me kompani globale të ushqimit dhe pijeve për të mundësuar frigoriferët e mëdhenj për të bërë më të menaxhueshme vaksinën, ndërkohë se cili vend duhet të vendosë se kush do të ketë përparësi në popullatat e tyre.
Charlie Weller, kreu i vaksinave në “Wellcome Trust” në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se vendet do të duhet të bëjnë disa pyetje të sinqerta.Kush ka nevojë për këtë vaksinë? Cilat janë grupet me rrezik më të lartë? Dhe kush duhet të ketë përparësi? Për shkak se ajo për të cilën ne jemi mjaft të qartë është se çdo vaksinë fillestare ka të ngjarë të tejkalojë furnizimin, kështu që do të duhet të bëhen zgjedhje./ BBC