MENU
klinika

Kërkesa e bizneseve për punësim ra përtokë

Si e ndryshoi pandemia tregun e punës?

01.09.2020 - 15:02

Pandemia COVID-19 e përhapur edhe në vendin tonë, përpos rritjes së papunësisë, ka ndryshuar edhe tregun e punës në raport me kërkesën e bizneseve. Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në faqen zyrtare të internetit puna.gov.al gjenden 159 oferta për punë nga biznese të ndryshme. E përkthyer në vende pune, në total janë të regjistruara rreth 1834, të shpërndara në të gjithë vendin, pasi ka biznese që kërkojnë deri 300 punonjës për të njëjtin pozicion, kryesisht fasoneritë.

Ajo që vihet re është gjatë muajve Mars deri në Maj, regjistrohen vetëm 9 oferta për punë. Kërkesa e dobët nga ana e kompanive për punësimet të reja lidhet me ndërprerjen e aktivitetit ekonomik për një sërë biznesesh për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, vështirësive për shkak të rënies së konsumit dhe pasigurisë për të ardhmen.

Ndërsa pas rihapjes së ekonomisë, duket se kërkesa ka nisur të rigjallërohet ndjeshëm duke nisur nga muaji Qershor, dhe më pas Korriku dhe Gushti rezultojnë më ofertat më të larta për punësim.

Konkretisht, kërkohen më së shumti shitës, punëtorë krahu, rrobaqepës për këpucë dhe tekstile, bojaxhi muratorë, sanitarë, shoferë, punëtor alumini, hekurkthyes kamerierë, kuzhinierë etj. ndërsa sa i përket pozicioneve që kërkojnë kualifikim, kërkohen kryesisht, dentistë, inxhinierë, ekonomistë, analistë menaxhimi, sekretarë, specialistë shitjesh etj. Në total janë të regjistruar afro 44 mijë punëdhënës, të cilët kanë shpallur vendet e lira të punë online.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama mbledh online Konferencën Vjetore të Sigurisë së OSBE

“Koha për armëpushim global, kjo është thirrja ime urgjente”