MENU
klinika

Emri/ Detajet nga ngjarja në Rrogozhinë

Si i shpëtoi plumbave i riu, shpallet në kërkim autori

03.09.2020 - 09:27

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e djeshme në Rrogozhinë, ku një 33-vjeçar pas një konflikti fizik ka qëlluar me armë zjarri.

Është shpallur në kërkim Erlis Dedej. Të njëjtat burime sqarojnë se ir iu është konfliktuar fillimisht me grushta me 29-vjeçarin Markelian Koçi, ndërsa kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçar duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi ka shkuar në banesë dhe aty ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit, i cili i ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar ne zone por nuk ka mundur dot ta arrestojë 33-vjeçarin.