MENU
klinika

"Vetëm gratë norvegjeze"

Si i urdhëronte ushtarët Hitleri, për racën e pastër ariane

25.09.2020 - 17:19

       Adolf Hitleri ishte hipnotizuar. Në pranverën e vitit 1934, ai shkoi për pushime – një udhëtim i fshehtë në një luftanije gjermane përmes fjordeve të Norvegjisë dhe për orë të tëra, vështroi bukurinë natyrore përreth tij, sipas dailymail.

Një anëtar i ekuipazhit norvegjez, tha se ai ishte shumë “i entuziazmuar si një fëmijë i vogël, me motin dhe natyrën e mrekullueshme”.

Ai udhëtim ishte me sa duket fillimi i një dashurie të çuditshme – e cila erdhi si një befasi. 75 vjet pas vdekjes së Hitlerit, me siguri nuk do të kishte asgjë të re për të mësuar rreth tij, atëherë ky libër nga historiania amerikane Despina Stratigakos do të shihet me një sy tjetër.

Ajo zbulon se, pasi ai sulmoi Norvegjinë në 1940, Hitleri hartoi plane që shkuan përtej nënshtrimit brutal që ai synonte për Francën, Poloninë dhe Rusinë pasi ai t’i kishte pushtuar ato.

Ai dëshironte që Norvegjia e bukur, të shndërrohej në një utopi naziste. Hitleri dhe nazistët e tij ‘kërkonin të ngulnin rrënjë në Norvegji dhe të krijonin një hapësirë për veten, si sundimtarë të një perandorie nordike që shtrihej deri në Arktik’.

Por, magjepsja e Hitlerit pas Norvegjisë nuk u ngjall vetëm nga madhështia e fjordeve të saj. Ai gjithashtu admironte historinë e saj gjenetike, me besimin se origjina e tyre vikinge, njerëzit me flokë të verdhë dhe sy blu, ishin ndër racat më të pastra ariane. Ata ishin në majën klasifikimit racor.

Ai ishte një diktator që shfarosi miliona njerëz, që i konsideronte si raca të degjeneruara. Por gjithashtu, inkurajoi krijimin e racave të pastra dhe Norvegjia ishte zgjedhja e duhur për eugjenikën naziste. Në një program të frymëzuar nga SS, i njohur si Lebensborn (‘Burimi i jetës’), trupat gjermane u inkurajuan të linin shtatzënë vajzat që ishin më të bukura, me premtimin se shteti nazist do të kujdesej për ta dhe fëmijët e tyre. Mijëra gra shtatzëna ishin në kujdesin parësor të mjekëve.

Kujdesi për fëmijët ishte i rreptë, nuk duhej të kishte fëmijë që qanin në çerdhe. Bebet ‘më të pastra’ shpesh largoheshin nga nënat me forcë, nëse ishte e nevojshme dhe dërgoheshin në Gjermani, për t’u rritur në familje të aprovuara nga SS, megjithëse shumica qëndruan në Norvegji.

Gjatë pushtimit pesëvjeçar të Norvegjisë, gjermanët i dhanë vendit trajtim të veçantë që nuk është parë askund tjetër, duke i detyruar të burgosurit e luftës të ndërtonin rrugë, ura, tunele, hekurudha, stacione elektrike dhe pajisje për biznesin dhe industrinë. Norvegjia u bë ‘vendi i vetëm i pushtuar në Europë, ku Gjermania naziste investoi më shumë sesa mori’.

Në planin e Hitlerit për utopinë e tij, qytetet e shkatërruara nga pushtimi brutal dymujor, do të rindërtoheshin në linja rrënjësisht të ndryshme nacional-socialiste, duke theksuar fuqinë e shtetit dhe partisë më shumë sesa të kishës.

Ai ëndërronte për të krijuar një qytet afër Trondheim-it, në veri të vendit. Me një popullsi prej 300,000 banorësh, Nordstern (do të thotë “Ylli i Veriut”) ishte menduar si një nga xhevahirët e Rajhut të Tretë, së bashku me Berlinin, Hamburgun, Nurembergun, Mynihun dhe Linz (qyteti i lindjes së Hitlerit). Do të kurorëzonte Gjermaninë e Madhe, që shkonte nga Arktiku në Alpe.

Imagjinata e çmendur e Hitlerit, kaloi në çmenduri. Kjo “Athinë e re” e veriut, – këmbënguli ai, – do të kishte një opera, teatro, biblioteka dhe galeri arti, por gjithashtu, një stadium dhe pishina, gjithçka e nevojshme për një qytet modern, me rëndësi të madhe kulturore. Do të kishte hapësira të të mëdha të gjelbërta dhe shtëpitë për qytetarët e saj gjermanë, do të vendoseshin në tarraca, në një shpat me pamje nga jugu, kështu që çdo shtëpi do të kishte diell gjatë gjithë ditës.

Qyteti i ëndrrave, nuk u realizua kurrë, megjithëse Hitleri i lavdishëm, kaloi orë të tëra duke biseduar me arkitektin e tij kryesor, Albert Speer, mbi hartimin e planeve dhe duke bërë modele të asaj që Speer, pretendonte se do të ishte qyteti më i bukur gjerman.

Kjo ide, mori fund kur Gjermania pësoi disfatën e parë në frontin lindor në Stalingrad, më 1943, duke e marrë në mbrojtje për herë të parë vendin nazist dhe duke shkuar drejt humbjes, dy vite më vonë.

Për më tepër, ndërsa lufta po i afrohej fundit, forcat gjermane ndoqën një politikë tjetër, duke shkatërruar shumë nga ato që kishin ndërtuar.
Kostoja njerëzore ishte e lartë: nënat dhe fëmijët, paguan një çmim të tmerrshëm kur mbaroi lufta.

Mijëra gra u arrestuan dhe u burgosën, në verën e vitit 1945, për pakt me pushtuesit. Nuk kishte mëshirë as për ‘trimat e tyre gjermanë’, të cilët u cilësuan si të dëbuar.

Autoritetet norvegjeze vendosën që nënat, të cilat kishin fjetur me ushtarë gjermanë ishin me probleme mendore dhe të tillë u cilësuan edhe pasardhësit e tyre. Fëmijët, dikur të lartësuar për gjenet e tyre, tani ishin të përbuzur.

Ëndrra e Hitlerit për një Europë të pastër, përfundoi në të njëjtën mënyrë si utopia e tij, për një qytet të ri, pranë Arktikut. Përfundoi në cepat e harruar të historisë.