MENU
klinika

Nga Mentor Kikia

Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?

22.09.2020 - 11:35

Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirrje “për të kthyer shpresën tek rinia, e cila po vazhdon të ikë, apo është në pritje të çdo mundësie për të ikur nga vendi”.

Padyshim, largimi i të rinjve dhe shqiptarëve në përgjithsi, nga toka e tyre, është një drame me përmasa historike që po i ndodh këtij vendi.

Por pyetja që shtrohet është:

Si mund të kthehet shpresa në këtë vend?

Si mund ta bindim rininë të qëndrojë këtu?

Si mund ti bindim infermierët të mos ikin, inxhinierët gjithashtu?

A mund të ndodhë kjo me thirrje, fjalime, me vendime qeverie apo parlamenti? Padyshim që jo. Askush nuk do të kthehet nga rruga nëse dukush atje në zyrë i thotë: Ej ti, kthehu në shtëpi, mos ik, se po të sjellim shpresën në Shqipëri.

Shpresa vjen vetëm me një ringjallje të besimit për të punuar e jetuar normalisht në këtë vend. Dhe kjo ndodh kur të zëvendësohet jo një qeveri me një qeveri tjetër, por një mënyrë qeverisjeje me një tjetër.

Vjen, kur të zëvendesohet një klasë politike me një tjetër dhe jo një kastë politike e korruptuar me një tjetër po të korruptuar.

Vjen, kur të shkulet korrupsioni që i ka prekur çdo qelizë ekonomisë dhe shtetit, që dërgon në arka pushtetarësh e sipërmarrësish bastardë, paratë e taksave tona.

Kur të shkulet bajraktarizmi nga filozofia e drejtimit të vendit.

Kjo do të çlirojë energji të reja në ekonomi, do ti çojë taksat e qytetarëve atje ku duhet, në investime dhe rritje mirëqënieje dhe jo në xhepat e oligarkëve.

Atëherë po, shpresa mund të ringjallet!