MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon terapia respiratore tek një pacient me astmë?

11.09.2020 - 14:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ndikon terapia respiratore tek një pacient me astmë?

Përgjigjet mjeku: Nëse je me astmë, rrugët ku kalon ajri janë gjithmonë të inflamuara dhe me mukus. Këta tuba ku kalon ajri, janë të rrethuara nga muskuj, të cilët sa vjen e kontraktohen dhe simptomat astmatike shtohen. Pra, nëse këta tuba ngushtohen, edhe frymëmarrja do të jetë më e vështirë duke shkaktuar siklet në frymëmarrje, kollë kronike, frymëmarrje të shkurtër, dhimbje gjoksi, zhurmë në frymëmarrje në formën e një fishkëllimi etj.

Në gjak nëse nuk kalon oksigjen i mjaftueshëm edhe muskujt ulin aktivitetin e tyre duke sjellë plogështi, lodhje të shpejtë tek pacienti, duke e çuar atë në një jetë sedentare, larg aktiviteteve fizike të përditshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.