MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj kur marramendja vjen nga i nxehtin apo tjetër?

26.09.2020 - 07:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta kuptoj kur marramendja vjen nga i nxehtin apo tjetër?

Mjeku: Në rastin që ne kemi krizën e parë atëherë rekomandohet që pacienti të shkojë në urgjencë. Maten parametrat vital, pra matet tensioni, bëhen analizat laboratorike, nëse mund të jetë ndonjë çrregullim nga problemet diabetike, problemet e anemive etj.

Nëse pas konsultës arrihet në përfundimin që të gjitha parametrat vital rezultojnë normal, atëherë pacienti kalon në shërbimin e ORL-së, për të parë problemet e veshit të brendshëm (kjo nëse është kriza e parë). Gjithmonë e sqarojmë që në sëmundjen e veshit të brendshëm, nuk e dimë asnjëherë kur mund të shfaqet kriza tjetër. Mundet që me ndryshimin e temperaturave ose me çrregullimin e patologjive të tjera, kriza e veshit
të rishfaqet përsëri.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.