MENU
klinika

Nga Italia në Shqipëri, prokuroria vijon hetimet

Skandali me maskat anti-Covid, zbardhet dëshmia e pronares së kompanisë

23.09.2020 - 15:24

Një muaj më parë, policia e Tiranës u vu në lëvizje pas një informacioni lidhur me kompaninë Frog, e cila dyshohej të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi që ka të bëjë me medikamentet mjekësore në kuadër të pandemisë Covid 19. 

Kompania Frog, zotërohet në masën 70 për qind nga Italiani Vincenzzo Nuzzielo, dhe 30 për qind nga Mirela Ndoci.

Në dokumentin e policisë, thuhet se në rajonin e Lazios në Itali ka ndodhur një mashtrim në lidhje me furnizimin me pajisje maska për covid 19 nga shoqëria Eco TECH srl. Nga verifikimet e mëtejshme ka të dhëna se kompania në fjalë është zëvendësuar në kontrata publike të lidhura me furnizimin me pasojë maska në kuadër të pandemisë nga nga shoqëria internacionale ‘Biolife SRL’.

Më tej në dosje theksohet se: nga të dhënat rezulton se në data 30 dhe 31 mars, kompania Biolife SRL ka përfituar shumën prej 4 mln e 960 mijë euro nga rajoni i Lazios si pagesa, për pajisje. Kjo shumë iu është trasferuar shoqërive të ndryshme jashtë Italisë, ku pjesa e madhe e fondeve është kaluar në llogarinë e shoqërisë ‘Frog shpk’.

Administratorja e kësaj kompanie, Mirela Ndoci, ka pranuar se ka lidhur një kontratë me kompaninë ‘Biolife sirl’, me 31 mars 2020, me qëllim për ta furnizuar me maska, doreza, dizifektant. Ndoci ka vënë në dispozicion të gjitha transaksionet bankare. Në datë 18 maj 2020, Mirela Ndoci ka pranuar se ka trasferuar shumën prej 55 mijë eurosh në një bankë në Zvicër, si pagesë për një marrëdhënie konsultimi, në lidhje me një kontratë për 3 mln maska që do të vinin nga Vietmani. Me datë 1 prill 2020, Mirela Ndoci ka lidhur një kontratë me një subjekt në Egjipt, me ndërmjetësimin e një kompanie nga Stambolli, për të blerë maska për llogari të klientit Biolife SRL, Itali. Sipas saj, subjekti në Egjipt edhe pse është paguar nga kompania Frog, pretendon Ndoci nuk e ka dërguar kurrë mallin për të cilin është paguar. Për këtë shkak, Ndoci iu tha agjentëve të antikrimit se ka çelur një padi kundër këtij subjekti tregtar në Egjipt për ndëshkimin dhe përvetësimin e parave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”