MENU
klinika

Hetimi në Itali

Skandali, Suarez mashtroi me provimin e gjuhës

22.09.2020 - 11:52

Plas skandali në Itali. “Guardia di Finanza” gjeti parregullsi në testin e çertifikimit të gjuhës italiane të Luis Suárez. Sulmuesi uruguajan i kishte ditur pyetjet e testit paraprakisht. Në thelb, shtetësia italiane e Luis Suárez u mor me anë të një mashtrimi, që është zbuluar pas një hetimi të “Guardia di Finanza” dhe Prokurorisë së Perugia.

Pas sekuestrimit të dokumentave përkatës, del se universiteti i kishte dhënë një seri garancish futbollistit të njohur për kalimin me sukses të provimit. Hetimet zbuluan se pyetjet e provimit së Luis Suárez ishin dakordësuar më parë, rezultati ishte caktuar para se të kryhej testi.

Më pas, detajet e hetimit të çështjes së Luis Suárez filluan të rrjedhin. Ndër fjalët e përgjuara nga hetuesit, thuhet: “Ju do ta kaloni provimin, sepse me 10 milionë euro në sezon të pagës që merrni nuk mund të prishni karrierën, ngaqë nuk keni B1. Ne kemi rënë dakord që ta mësosh përmendësh një pjesë të provimit.”

Suarez ishte pranë Juventusit, por marrëveshja nuk u arrit me bardhezinjtë. Lojtari do të duhej të priste për pasaportën italiane, pasi është ekstrakomunitar dhe nuk do të kishte mundësi të luante në Champions.

Luis Suarez duket se ka zgjedhur Atletico Madrid për të vijuar karrierën. Gazeta spanjolle “Marca” bën të ditura edhe detajet e transferimit: Gati 9 milion euro në sezon për dy vjet. Një figurë e rëndësishme në këto negociata është drejtori sportiv Andrea Berta, që beson fuqimisht te Pistolero, sidomos tani që bëhet fjalë për një periudhë recesioni për shkak të Covid-19 dhe shpenzimet e mëdha mbi kartonët e futbollistëve do të peshonin në arkat e klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN