MENU
klinika

"Kam respekt për kombin e heroin kombëtar"

Abazoviç sqarohet: Nuk kuptuan ironinë dhe humorin!

09.09.2020 - 08:04

Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i ftuar në nje emision televiziv, ku edhe ka folur për zgjedhjet në vendin fqinj. Gjatë intervistës ai ka shprehur habinë pasi nuk e ka pritur vëmendjen e mediave shqiptare ndaj tij.

Gjithashtu ai ka adresuar edhe deklaratën e tij, ku shprehej se heroi kombëtar Skënderbeu ishte serb, të cilat i cilësoi si të nxjerra nga konteksti.

“Presionet janë pjesë e punës. Janë zmadhuar shumë gjërat. Kemi pasur rezultat të mirë, por jo aq sa zmadhohet. Jam habitur sa ishin interesuar për mua. Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin.

Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm. Ata që kanë dashtë me e kuptu, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë”, tha Abazoviç.

Më poshtë një nga intervistat e mëparshme të deputetit shqiptar ku flet mbi këtë çështje dhe kërkon falje publike mbi deklaratën e tij. Mediat serbe sollën deklaratën e tij, ndonëse të cunguar, ku Abazoviç deklaronte se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë.

Më tej ai sqaron se nuk kishte thënë se familja e Skënderbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN