MENU
klinika

"Të thellojmë rezultatin për mandatin e tretë"

Xhaçka takim me socialistët e Dibrës, ndezen motorët e fushatës

13.09.2020 - 11:15

Socialistët e Dibrës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të siguruar mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste në krye të punëve të Shqipërisë.

Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos ku u diskutua me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, rreth masave organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Drejtuesja politike Olta Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

Gjithsesi,- theksoi Xhaçka, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS.

“Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka, teksa nënvizoi se puna e çdo socialisti në këtë fushatë është një gur themeli për reformat e mëdha dhe projektet transformuese gjatë mandatit të tretë qeverisës.

Policia jep detaje: Si u informuam se në disa lokale kryhej…

Aksioni i RENEA-s në Kurbin, Milot dhe Lezhë, 2 të arrestuar

Çfarë po ndodh në Krujë?

Banorët grumbullohen përpara Bashkisë

Plagosi kreun e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe të atin

Gjykata lë në burg autorin dhe bashkëpunëtorin