MENU
klinika

Java 1

Superliga e Kosovës nis me një surprizë

18.09.2020 - 17:30

Ka startuar sot në orën 16:00 Superliga e Kosovës. Ndeshja e parë ishte mes Trepça ’89 (ekip pretendent) dhe debutuesve të Arbërisë, i ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Arbëria ka arritur një fitore të madhe sot në “Riza Lushta” duke fituar me rezultat 0-2. Skuadra nga fshati Dobrajë i Lipjanit ka treguar edhe njëherë se në futboll nuk fiton gjithnjë eksperinca dhe paraja.

Kreshnik Bahtiri shënoi golin e parë të sezonit në minutën e 18-të. Agon Llugiqi shënoi golin e dytë në minutën e 76-të. Nisje e mirë e skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina.

Nesër në program janë dy ndeshje të tjera, Besa Pejë-Ballkani dhe Prishtina-Drenina, të dyja në orën 16:00. Ndërsa të dielën luhen Drita-Llapi dhe Ferronikeli-Gjilani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN