MENU
klinika

Pas telefonit inteligjent, është radha e tyre

Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji

14.09.2020 - 07:03

Ardhja e telefonit inteligjent ka ndryshuar sjelljen njerëzore. Por a do të jenë syzet inteligjente zhvillimi tjetër i madh në botën e teknologjisë?

Kompania Google ishte e para që prezantoi syzet inteligjente më shumë se gjashtë vite më parë. Por ai produkt nga Google nuk gjeti shumë mbështetje.

Aktualisht, shumë kompani të vogla dhe të mëdha në shumë vende të botës ende po punojnë për ndërtimin e syzeve inteligjente, përfshi kompaninë Facebook.

Po ashtu ka njoftime se edhe kompania Apple po punon në këtë drejtim. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee sjell më shumë hollësi mbi tregun aktual dhe aplikacionet e larmishme që ofrojnë syzet inteligjente.

Fillimisht doli tastiera dhe pastaj ekrani me prekje. Disa kompani thonë se syzet inteligjente, në dukje të zakonshme, do të jenë hapi tjetër teknologjik, edhe pse kjo nuk fuknsionoi për kompaninë Google. Liz Goodno është me kompaninë “Snap Inc.”

“Në të ardhmen, nuk do të kufizohemi vetëm tek telefonat inteligjentë kur flitet për botën përreth, ndaj ky është investimi i hershëm për të ardhmen.”

Kompania Snap me qendër në Shtetet e Bashkuara po investon për syzet e diellit të quajtura “Spectacles 3”. Varianti tre është më i përparuar se të mëparshmit. Syzet kanë dy kamera. Këndi i syzeve ndizet kur regjistron video dhe mundëson përdoruesin të shtojë objekte 3D në video, siç janë lulet në këtë rast. Përdoruesit mund të filmojnë deri në një minutë video.

Në një mënyrë krejt ndryshe, AMglass e kompanisë Pacific Future me qendër në Hong Kong, mundëson vizitorët nëpër parqe që të kenë një eksepriencë të veçantë falë realitetit të shtuar. Gjatë prezantimit të syzeve inteligjente në kohën e Halloween-it, ky park u bë edhe më i frikshëm. Kien Lee është themelues i kompanisë Pacific Future.

“Fantazmat janë kudo, të përzjera me ndërtesat e vërteta.”Syzet përdoren në parqe në Kinë dhe Malajzi dhe kanë një procesor brenda. Syzet janë të krijuara për moshat nga 12 vjeç e lart si rezultat i peshës së tyre.

Syzet e sigurisë me realitet të shtuar nga kompania Goolton me bazë në Pekin mund të përdoren nga polcia për të identifikuar të dyshuarit. Sarah Zheng është me kompaninë Goolton.

“Policia mund të skanojë një turmë njerëzish për të gjetur një të kërkuar në bazë të një liste.”

Syzet e pajisura me programe për njohjen e fytyrës,mund të dërgojnë foto ose video, që mund të ndahen me zyrtarët e sigurisë për analiza. Sigurisht që ka shqetësime për privacinë për çdo pajisje me kamera, një prej arsyeve që konsumatorët hodhën poshtë syzet nga kompania Google.

Megjithatë, gara vazhdon mes kompanive të vogla apo të mëdha që të tjetërsojnë syzet e rregullta në pajisje inteligjente

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”