MENU
klinika

La Liga, Java 3

Tenis i Atleticos, Suarez dopietë dhe asist që në start

27.09.2020 - 18:02

Atletico Madrid e ka nisur sezonin e ri të La Liga-s me një fitore të frikshme 6-1 kundër Granada-s. Në këtë ndeshje ka ardhur edhe debutimi i Luis Suarez me skuadrën e tij të re dhe uruguajani nuk ka zhgënjyer.

Ish-ylli i Barcelona-s, i aktivizuar në minutën e 70-të, ka dhënë asistin për golin e katër të realizuar nga Llorente në të 73-ën dhe ka shënuar golin e pestë në të 85-ën dhe të gjashtin në të 94-ën.

Protagonisti tjetër i ndeshjes ka qenë Joao Felix, autor i një asisti dhe i një goli. Fitorja e madrilenëve mund të kishte qenë më e thellë nëse Saul nuk do të kishte gabuar një penallti në minutën e 16-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN