MENU
klinika

Carabao Cup

“Tenis” i Chelsea, Newcastle “7 ballë”, Arsenal thyen Leicester

23.09.2020 - 21:46

Janë kualifikuar për në raundin (i katërti) tjetër në Carabao Cup thuajse të gjithë ekipet e Premier League, përjashto eliminimin e Watford një natë më parë.

Mbrëmë u kualifikua Manchester United, që fitoi 3-0 me Luton, ndërsa sonte ishte radha e Chelsea, Arsenal, Newcastle, Everton, Fulham dhe Brighton, madje duke fituar thellë.

Fitore spektakolare për Chelsea-n që ka mundur 6-0 Barnsley-in, skuadër që luan në Championship. Protagonisti i mbrëmjes ka qenë Havertz, lojtari i blerë këtë verë nga Leverkusen, i cili ka realizuar tre gola.

Ka qenë një mbrëmje historike për yllin gjerman, i cili ka realizuar për herë të parë tre gola në një ndeshje në karrierën e tij si profesionist. Fitore edhe për Arsenal-in që ka eliminuar Leicester-in falë një autogoli të Fuchs dhe një goli të Nketiah në pjesën e dytë.

Është kualikuar në raundin e katërt të kompeticionit edhe Everton, që ka mundur 5-2 në transfertë Fleetwood, ekipi i kategorisë së tretë të futbollit anglez. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Richarlison, autor i dy golave. Newcastle fitoi 0-7 ndaj Morecambe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN