MENU
klinika

"Është një fenomen i cili..."

Tërmeti 4.5 ballë në Cërrik, sizmiologu tregon a duhet të shqetësohemi

24.09.2020 - 13:46

Sizmiologu Rrapo Ormëni e cilëson një aktivitet sizmik normal tërmetin që goditi pas mesnate Cërrikun ndërsa lëkundjen u ndjenë në një pjesë të mirë të vendit. Në një lidhje telefonik për News24, Ormëni tha se goditja me magnitudë 4.5 Rihter, 6 km nga Cërriku është shoqëruar me pasgoditje.

“Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi.

Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal”, tha Ormëni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN