MENU
klinika

Ligji në vendin fqinj

Thirret ushtar në Greqi, futbollisti shqiptar lë Turbinën

24.09.2020 - 12:08

Shumë vende në botë e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, madje edhe në zemër të Europës, si Zvicra, futbollistët shkojnë ushtar, me ndryshimin që e zgjedhin vetë kohën. Një tjetër rast është ai i Son, që shkoi në verën që lamë pas në Korenë e Jugut dhe kreu shërbimin ndaj vendit të tij.

Edhe Greqia fqinje e ka të detyrueshëm ushtrinë, që ka thirrur nën armë mbrojtësin Bruno Lipi, një nga blerjet e bujshme të Turbinës pas emërimit të trajnerit Marcelo Troisi. Lipi duhet të kryejë shërbimin e detyruar ushtarak.

Ai ka pasaportën greke dhe e ka detyrim të kryejë ushtrinë, ndërkohë që te Turbina krijohet një boshllëk i madh në qendrën e mbrojtjes. Megjithatë, klubi ka bërë shumë afrime gjatë merkatos së verës dhe për trajnerin Troisi nuk mungojnë alternativat. Ai do të vendosë tani se cili do të jetë zëvendësuesi i Lipit në prapavijë.

Edhe më parë futbollistë shqiptarë me pasaportë greke kanë kryer shërbimin ushtarak. Rasti i fundit ishte ai Fiorin Durmishajt, që dikur luajti edhe për Kombëtaren shqiptare U-21, por më pas zgjodhi Greqinë, e cila e dogji, pasi nuk e merr më.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN