MENU
klinika

"Gjyshja"

“Times”: 82-vjeçarja, mes njerëzve më me ndikim në 2020-ën

24.09.2020 - 11:51

      Gruaja nga India, që ishte simboli i një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës “Times”, mes 100 personave më me ndikim në vitin 2020, sipas BBC.

Bilkis, 82-vjeçare, ishte pjesë e një grupi grash që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.

Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.

Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë,0 si “zëri i të margjinalizuarve”.

“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve, përfshirë liderët e studentëve që po arrestoheshin për protesta në një demokraci që po rrëshqiste në autoritarizëm”, – ka theksuar mes të tjerash, shkrimtarja indiane, Ayyub.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit