MENU
klinika

Ja sa vite burg u dënua

Tjetërsimi i pronave, shpallet fajtor ish-kreu i bashkisë Lezhë

17.09.2020 - 12:19

Gjykata e Lezhës ka shpallur  fajtor dhe ka dënuar me 4 vite burg ish-kreun e bashkisë Lëzhë, Fran Frokaj, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.

Po ashtu me 4 vite burg është dënuar edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa me 2 vite ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja.

Gjok Ndoka u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentash, por dënimin e ka vetëm per shperdorim detyre. Gjykata ka dhënë edhe një vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi.

Kujtojme se Frrokaj u vu ne pranga ne nje operacion policor ne 2018, se bashku me 11 zyrtare te tjere, por me pas u la me arrest shtepie.

Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjere  duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese