MENU
klinika

Europa League

Tottenham nuk fal, Shkëndija nuk turpërohet

24.09.2020 - 20:59

Shkëndija e Tetovës, e drejtuar nga Ernest Gjoka, u mposht mbrëmjen e sotme nga Tottenham i Jose Murinhos me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Europa League.

Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet se skuadra shqiptare arriti të bënte një paraqitje dinjitoze, madje në minutën e 55-të, barazoi shifrat me anë të Nafiut, duke i futur të dridhurat skuadrës angleze.

Lamela në minutën e 5-të, Son në minutën e 70-të dhe Herry Keane në minutën e 79-të, ishin autorët e golave për Totenhemin në përballjen e zhvilluar në Shkup.