MENU
klinika

Dikush ka 2 vjet pa drejtuar

Trajnerët “big” që kanë mbetur pa skuadër

30.09.2020 - 16:35

Nuk janë vetëm futbollistë të kalibrit që mund të merren “falas” në këtë merkato vere. Shumë trajnerë kanë mbetur pa skuadër me mbylljen e sezonit të shkuar dhe shumë pak kanë pasur alternativa për t’u bashkuar me një ekip të ri.

Massimiliano Allegri është tekniku “big” pa një skuadër. Italiani nuk drejton prej sezonit 2018-2019 kur u largua nga Juventus, pavarësisht se për të ka pasur interes të vazhdueshëm nga Roma dhe PSG.

“Pension” i gjatë dhe për Mauricio Pochettino. Argjentinasi i papunë prej nëntorit të vitit të shkuar kur u shkarkua nga Tottenham gjendet ende në kërkim të projekteve ambicioze, pasi Benfica dhe Monaco nuk e bindën.

Maurizio Sarri është një tjetër profil që është i lirë për të zgjedhur skuadrën e së ardhshmes. Ndryshe nga të tjerët, për italianin nuk ka ndonjë interes konkret nga skuadrat “big”.

U duk se firma me Barcelonën i hapi udhë suksesit të tij, gjithsesi, Quique Setien nuk bind askënd. Eliminimi i turpshëm  prej Bayern Munich nga Liga e Kampionëve me shifrat 8-2 jo vetëm i solli shkarkimin nga pankina katalanase, por dalëngadalë po e pengon në karrierën e tij.

Me të njëjtin fat po përballet edhe paraardhësi i tij te Barcelona, Ernesto Valverde. Pavarësisht se dërgoi katalanasit në majën e futbollit spanjoll, Valverde mbetet ende në pritje të një telefonate pune.

Një tjetër emër pa skuadër është ai i Luciano Spalletti-t, ish-trajneri i Interit dhe i Roma-s. Tekniku italian zbatoi kontratën deri në fund me zikaltrit, që mbaroi këtë verë. Duket se më shumë i interesuan paratë sesa ofertat që pati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Christian Panucci për “Goal.com”

“Më lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë”

Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!