MENU
klinika

Premier League, Java 2

Tre gola për tri pikë, City e nis me këmbën e mbarë

21.09.2020 - 22:15

Manchester City e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier League, duke fituar 3-1 në transfertë përballë një skuadre të fortë si Wolves. Pak vuajtje në fund, por nënkampionët mbeten pretendentë edhe këtë sezon.

“Qytetarët” gjetën golin në minutën e 19′ me Kevin De Bruyne për 0-1. Belgu bëri gjithçka mirë, pasi fitoi penalltinë vetë dhe realizoi duke mposhtur Patricion që i kuptoi krahun.

Djemtë e Guardiolës shënuan edhe golin e dytë me anë të Foden në minutën e 32′. Foden mori një pasim të mirë nga Sterling dhe nuk gaboi me portën e boshatisur. Pjesa e parë mbyllet 0-2 dhe City shkon i qetë në dhomat zhveshjeve.

Pjesa e dytë pati të njëjtin ritëm, me miqtë sërish më shumë ngacmues. Megjithatë, vendasit ngushtuan në minutën e 78’ me Jimenez. Ndeshja e hapet dhe minutat e fundit ishin vërtet interesante. Por City në limite shënon edhe golin e tretë me Gabriel Jesus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN