MENU
klinika

Dyshohet se…

U gjet pranë nënës së vdekur, ja gjendja e vajzës 10-vjeçare

26.09.2020 - 07:27

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Sipas burimeve nga policia fëmija i gjetur pranë nënës i është i seksit femër rreth 10 vjeç.

Mësohet se 10-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimin në spitalin e Pogradecit ndërsa në momentet e para është gjetur e nxirë në fytyrë, pasi dyshohet se prej 24 orësh nuk kishte konsumuar ushqim.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohen shërbimi social Korçë për të bërë të mundur një zgjidhje të kësaj situate për të strehuar fëmijën i cili ka humbur tashmë të dy prindërit.

Ndërkaq është mësuar së nënës së saj, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore për shkaqet e vdekjes. Gruaja sipas policisë ka nënshtetësi maqedonase.

Nga ana tjetër policia ka gjetur në banesën e kësaj të fundit kuti me ilaçe çka ngre pistën e një vetëvrasjeje të mundshme.