Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dënimin me kusht me 4 vite të konvertuara në shërbim prove për për 3 gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri të akuzuar për korrupsion.
Ish-gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi ata me nga 3 vite burg, por për shkak te gjykimit te shkurtuar atyre u ulej 1/3 e denimit. Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, i akuzuar për korrupsion Aktiv.
Ish- Gjykata e Krimeve të Rënda gjithashtu dha dënim plotësues për gjyqtarët, sipas të cilit, ata nuk mund të ushtrojnë funksione publike për 3 vite. Gjithsesi gjyqtarët do të vazhdojnë betejën në Apel, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm.
Sipas akuzës, biznesmeni durrsak Namik Sadik kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për gjyqtarët, ku Sadik ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata. Organi i akuzës si prova, radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin në Itali dhe Spanjë. Gjithashtu edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.
Në bazë të hetimeve, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014.