MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Uzuni në grupet e Champions, pret shortin

29.09.2020 - 22:01

Myrto Uzuni do të luajë në grupet e Champions League, me shortin që do të hidhet të enjten, pasi të luhen edhe ndeshjet e nesërme të play-off. Një arritje jo e vogël për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Beratasi luajti për 90 minuta të plota në ndeshjen e kthimit për Ferencvaros ndaj Moldes, teksa ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Por sfida e parë mes ekipit hungarez ku luan Uzuni dhe norvegjezëve të Moldes kishte përfunduar 3-3.

Pikërisht sulmuesi kuqezi ishte protagonist në ndeshjen e parë që shënoi një gol të bukur me kokë, por edhe një tur më parë i shënoi Dinamos së Zagrebit, duke e eliminuar.

Tashmë Ferencvaros pret shortin e grupeve më 1 tetor. U kualifikuan sonte edhe Dinamo Kiev dhe Olympiacos, dy skuadra që shpesh marrin pjesë në këtë fazë të Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN